Kryesore

Mbledhja në ASH pa mediat, Fuga: Kush fshihet ka shqetësime







               Publikuar në : 18:05 - 20/07/19 |
mapo.al

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” komentoi mbledhjen e djeshme në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave. Sipas tij kjo është e paligjshme, “si mund të jetë e mundur që një Akademi Shkencash të mos pranojë transparencën e vendimeve të veta duke eleminuar mediat.”


Për Fugën, ai që do që të fshihet është ai që ka shqetësime. Fuga tha se kishte dhe të tjerë akademikë që ishin kundër kërkesës për presidentin që të rishikojë vendimin për Skënder Gjinushin. Ai e cilësoi mbledhjen të paligjshme.

Gjëja e parë u përjashtuan mediat nga mbledhja e djeshme e Akademisë së Shkencave. Ai që do që gjëja të fshihet, të mbulohet, mos të dalë në opinionin publik, është ai që ka shqetësime. Pyetja ime është se si një akademi të mos pranojë transparencën e punimeve të veta. Aty ishin 2 akademikë nga 44, unë për arsye etike nuk bëj zëdhënësin por me aq sa di unë, unë nuk isha i vetëm në një pozicion që shkonte kundër asaj që kryesia dhe këshilli ekzekutiv donte, që të kthehej edhe njëherë tek presidenti që këtë kandidat shikojeni prapë. Nuk mund t’i kërkojmë presidentit rishikim sepse është pozicion juridik i panjohur. Pozicioni im, jemi në një mbledhje të paligjshme, po kërkojmë një gjë të paligjshme. Për mua presidenti është një pozicion”, tha Fuga.

Madje ai theksoi se mbledhje të jashtëzakonshme në shkenca nuk mund të ketë.

“Mbledhje të jashtëzakonshme nuk ka, terma ushtarakë në shkencë nuk ka. Për të intimiduar opinionin publik që të reagojë menjëherë në këtë amulli. Ne nuk jemi shoqëri jodemokratike por shoqëri kaotike. Unë pyes ç’është kjo mbledhje e jashtëzakonshme. Mbledhje të jashtëzakonshme e thërret këshilli ekzekutiv që nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhje. E dyta hajde të kërkojmë që presidenti të rishikojë një vendim. Kur unë them 1 akademik përtej fushës së studimeve është anëtar i një turme, si çdo turmë. Këtë i thashë dhe këtu qëndroj. Diskutimet nuk është se ishin të gjallë. Kishte dhe nja dy diskutime të tjera dhe më pas u votua për një gjë që nuk janë kompetentë”, u shpreh Fuga.

Akademiku i njohur tha se ka kërkuar edhe votim të mbyllur por se nuk është pranuar. “Ne në shkencë kemi kritere të tjera. Unë iu thashë nëse doni të votojmë, votojmë mbyllur, jo hapur. Hapur nuk ka demokraci. Iu tregova ligjin”, deklaroi Fuga.

***

Reforma në Drejtësi

Akademiku Fuga nuk la pa përmendur Reformën në Drejtësi duke u shprehur se beson që duhet transparencë e të gjithë njerëzve, sidomos atyre që merren me politikë ose punojnë në administratë. Ai tha se reforma duhet të jetë e pavarur nga politika.

E kam të zorshme ta them. Unë di këtë gjë që unë jam për transparencë të të gjithë burrave dhe grave që merren me politikë apo hyjnë në administratë. Këtë transparencë duhet ta realizojmë me duar të pastra. Duhet transparencë për gjithçka.

Por kam një shqetësim! Duhet që drejtësia të jetë e pavarur nga politika. Nëse nuk është e pavarur nga politika, atëherë edhe njerëzit e rinj do të bien pre e drejtësisë si këta sot. Unë mendoj se politika shqiptare nuk është në gjendje të krijojë drejtësi të pavarur. Nëse partnerët e huaj vënë dorë dhe krijojnë këtë gjë jashtë sistemit, këtu besoj. Që politika vetë është e ndërgjegjshme, këtë nuk mund ta besoj”, tha Fuga.

“Unë mendoj se ndërkombëtarët e kanë shumë të vështirë që të pranojnë një politikë që del jashtë sistemit. E kam thënë edhe kur PS i futi deputetët e vet në  çadra, në rrugë dhe në bulevard. Ndërkombëtarët duke jetuar në një sistem institucional, ku politika bëhet brenda institucioneve. E kanë vështirë, sepse nëse pranojnë, gjithë sistemi global mund të bëhet i tillë. Siç kishin ardhur punët në Shqipëri, opozita ishte kthyer në fasadë. Kështu, ajo nuk mund të kryente asnjë rol kritik apo alternativë. Qëndrimi opozitar ka anët e veta avantazhuese dhe disavantazhuese.” deklaroi ai.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas