Mbledhja në seli – Demokratët me gishtat lart, të qeshur por edhe të zymtë

Kreu i PD, Lulzim Basha, mblodhi sot pasdite për më shumë se një orë në selinë blu deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 25 Prillit, por edhe ata që nuk arritën që të ishin pjesë e listës fituese. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi strategjinë opozitare pas vendimit për të mos njohur zgjedhjet parlamentare të 25 prillit

Në fytyrat e një pjese të demokratëve vërehej zymtësi, por kishte edhe nga ata që e kishin marrë me sportivitet duke ngjitur shkallët me buzëqeshje dhe të tjerë që mbanin entuziazmin me dy gishtat lart.



Nga takimi, sipas Mark Markut duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat, duke theksuar se ka ardhur koha që të tregojnë si mbrohet vota.

Ndërsa burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha, ka pohuar se në shtator do të jenë në Parlament.

Kryedemokrati Basha iu ka kërkuar demokratëve që të vijojnë punën me të njëjtin ritëm për të mbledhur prova në mënyrë që të faktojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Partia Demokratike arriti të marrë 59 deputetë në zgjedhjet e të dielës së 25 prillit, ndërsa shënoi një rritje të konsiderueshme në vota. PD dhe koalicioni i saj morën në 12 qarqet 622 262 vota, ose 150 mijë vota më shumë se në 2017.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke marrë 74 mandate ose 768 250 vota, ndërsa Edi Rama hyri në histori si kryeministri i parë që fiton tre mandate radhazi.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252