Aktualitet

Mbledhja në seli – Porositë e Bashës për drejtuesit politik të PD









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 21/02/21 |
mapo.al

Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme, si çdo të diel, prej tre javësh, drejtuesit politik të PD-së në qarqe. Sigurisht që në fokus ishte fushata.



Përpos pasqyrimit për punën e javës në terren që drejtuesit i bëjnë liderit demokrat, Lulzim Basha u kërkon edhe shqetësimet që kanë qytetarët për të ndërtuar më pas strategjinë.


Krahas drejtimit të qarkut, kryedemokrati u ka lënë detyrë të besuarve të tij që në zonat që menaxhojnë fushatën të “thithin” edhe kapacitete, individë të spikatur me qëllim propozimin për deputetë.




Kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia (komisioni që i përzgjodhi) do të përbëjnë jo më pak se 80% të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20% e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga kryesia e PD-së.

Lexo edhe :  Basha i përgjigjet Ramës me fjalët e Abraham Linkoln: Shqiptarët nuk mashtrohen


Pikërisht te pjesa e 20%, Lulzim Basha u ka lënë porosi drejtuesve për të tërhequr individët e spikatur, pasi lista finale ende nuk është mbyllur.


LEXO EDHE: 

Basha mbledh në selinë blu, drejtuesit politik të qarqeve

25


Etiketa: ,

Pas