Aktualitet

Mbledhja për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri ftesë PD-së, reagon Bardhi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 09/10/19 |
mapo.al

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri i ka dërguar ftesë sekretarit për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore e cila zhvillohet në orën 10:00 të paradites së nesërme.


Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë.



Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

“I qëndrojmë deklarimit publik që kemi bërë në tryezën e organizuar nga OSBE”, tha Gazment Bardhi.



Etiketa: , , ,

Pas