Përhapja e mutacionit të COVID, Delta, ka shkaktuar alarm te autoritetet shëndetësore greke.
Mediat bëjnë me dije se deri tani janë konfirmuar 20 raste me këtë mutacion në Kretë.
Për këtë arsye u thirr një mbledhje e jashtëzakonshme në orën 15:30.
Duke folur për Sky, presidenti i EODY, Panagitiotis Arkoumaneas deklaroi se rastet e mutacionit Delta deri tani janë shfaqur në Athinë, Kretë dhe Korint.
Arkoumaneas theksoi se deri në fund të Gushtit mutacioni i tipit Delta do të jetë përhapur më shumë në Greqi ndërsa alarmi është për ata që nuk janë vaksinuar ende.