Aktualitet

“Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” rikthen në Teatër Elma Doresin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:24 - 04/02/20 |
mapo.al

“Mbledhje e jazhtëzakonshme në parlament” është komedia e cila në datën 14 shkurt rikthen ne teatër regjisoren Elma Doresi me një kast fantastik akorësh, mes tyre dhe emra shumë të njohur.


Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, janë aktorët që në drejtimin e Doresit dhe me skenë e kostume nga Eldo Disha, do të sjellë të qeshura pafund në një komedi brilante britanike, e cila edhe pse e shkruar në vitet 80′ nga Ray Cooney, vazhdon të jetë shumë aktuale edhe sot.



Një Ministër, një sekretare e opozitës, një dhomë hoteli, është trinomi që shakton një mori ngjarjesh dramatike për personazhet por shumë komikë për publikun i cili do të shijojë në hapsirën më të re artistike në Tiranë, në Teatrin e Komedisë “Roland Trebicka”, disa orë të paharruara dhe të mbushura plot humor.


“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” premton të jetë komedia e vitit për shkak të situatave në skenë por edhe ngjashmërinë me realitetin politik ku është Shqipëria sot.


Etiketa: ,

Pas