Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të vendosur lidhur me përjashtimin e disa deputetëve. Fillimisht ishte raportuar si mbledhje për të përjashtuar vetëm deputetët e PD-së.
Por burimet thonë paraprakisht se përjashtime do të ketë edhe nga radhët e mazhorancës, e konkretisht për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ky i fundit hodhi ujë drejt deputetëve të opozitës, duke kërkuar më pas ndjesë për veprimin e kryer.
Ndërkohë, PS-ja ka kërkuar përjashtimin e Edi Palokës, Klevis Balliut, Ervin Salianjit Flamur Nokës për veprime të dhunshme në seancë parlamentare.
PS-ja do të këkrojë gjithashtu përjashtimin e dy deoputetëve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari.