Aktualitet

“Mblidhni vota në favor të PS”- Denoncimi i Këlliçit për drejtoreshën e arsimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 25/03/21 |
mapo.al

Kreu i FRPD-së, njëkohësisht i deleguari i PD-së në disa zona të Tiranë, Belind Këlliçi ka denoncuar sot një skandal që po zhvillohet në Tiranë.





Sipas tij, drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, Erjeta Allhysa e cila është edhe kandidate e PS-së për deputete, ka kërcënuar mësuesit.


‘Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë’, është mesazhi që Allhysa u ka dhënë mësuesve.





Denoncimi i plotë i Belind Këlliçit:



Erjeta Allhysa, ish deputete e PS dhe aktualisht drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, ka mbledhur me urgjencë në Ndroq drejtorët e shkollave të qarkut Tiranë. ‘Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë’.


Erjeta Allhysa, mos u bëj kamikaze nga dëshpërimi! I mbyturi do ju marrë me vete.

Shkolla është vatër dijesh, jo qendër rekrutimi kamikazësh! Politika duhet t’i përulet shkollës dhe jo e kundërta.

Lexo edhe :  Kombinat - Këlliçi: Rikuperim me 5200 vota, s`janë hapur ende bastionet tona

Edhe 31 ditë dhe në shkollat tona do të valëvitet vetëm flamuri kombëtar!

Shkolla do të çlirohet nga edukimi i militantizmit dhe i heshtjes ndaj padrejtësive.

Modeli Allhysa thyhet më 25 prill!

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas