Aktualitet

Fier – Mbollën fidanë kanabisi në vazo lulesh, arrestohen babë e bir (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:30 - 22/07/21 |
mapo.al

FIER – Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.






Operacioni i koduar “Dërmënas” u zhvillua pas një hetimi dy mujor, duke sekuestruar 6.5 kg drogë. Policia thotë se të arrestuarit e mbillnin lëndën narkotike në vazo lulesh.


Gjithashtu, në vijim të operacionit vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për kultivim të bimëve narkotike.







Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së kanabisit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, pas një hetimi 2-javor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Dërmënas”.



Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit G. B., 62 vjeç dhe A. B., 34 vjeç (babë e bir), banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi A. V., 52 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në oborrin e banesës iu gjetën kubikë me fidanë të dyshuar kanabis”, thotë policia.

Lexo edhe :  Droni zbulon parcela me kanabis, FNSH rrethon Niklën dhe Ishmin

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

32


Etiketa: , ,

Pas