Katër persona janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis në afërsi të Syrit të Kaltër. Bëhet me dije se Riza Burnazi, 31 vjeç, Landi Rama, 46 vjeç, Feriol Pashollari, si dhe Besnik Hasani (të dy nga 30 vjeç) akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike kanabis sativa pranë Bistricës.