Aktualitet

Mbreteresha Elizabet: Ne do të triumfojmë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 05/04/20 |
mapo.al

Mbretëresha e Anglisë ka dhënë sot një mesazh të rrallë për kombin, teksa afërsisht 5 mijë persona në UK kanë humbur jetën nga koronavirus.


Mbretëresha 93 vjecare, u shpreh se britanikët do tia dalin edhe përballë kësaj sfide. Ajo tha se është e vështirë të ndahesh nga njerëzit më të afërt, nga familjarët, për shkak të distancimit social. “Por ne do të bashkohemi sërish”, u shpreh Elizabet, në fjalimin e 4 të rëndësishëm gjatë mbretërimit të saj mbi 60 vjecar.


Mretëresha ka shtuar se kjo situatë i kujton momente të Luftës së dytë Botërore.


Elizabet u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë masat e kërkuara nga qeveria dhe ka shprehur vlerësimin e thellë për cdo punonjës në vijën e parë të luftës me pandeminë, cdo orë e të cilëve u shërben njerëzve. Mbretëresha ka theksuar se kjo është gjithsesi një betejë dhe përgjegjësi e cdo qytetari.



Etiketa:

Pas