Aktualitet

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë 73-vjetorin e martesës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 21/11/20 |
mapo.al

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, Duka i Edinburghut, festojnë sot 73-vjetorin e martesës së tyre.


Më 20 nëntor 1947, Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip u betuan për dashuri të përjetshme në mjedisin e bukur të Abacisë Westminster në Londër.


Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip, Duka i Edinburghut, festojnë sot 73-vjetorin e martesës së tyre.



Për përvjetorin ata publikuan një portret të ri zyrtar në rrjetet e tyre sociale: një foto të bërë nga Chris Jackson në Oak Room të Windsor Castle ku ata shfaqen të ulur në divan pranë njëri-tjetrit duke parë një kartolinë.



Në fakt kjo kartolinë është dhuratën e Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Mbretëresha shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bojëqielli dhe me perla përreth qafës ndërsa Duka me kostum. Mbretëresha e Duka morën letra të shumta, në këtë përvjetor martese që i gjeti të karantinuar në kështjellë për shkak të pandemisë.

Kur Elizabeth dhe Philip u martuan, askush nuk do të vinte bast për një të ardhme kaq të ndritur për ta.

Bashkimi i tyre, për të cilin u fol shumë, fillimisht u pengua për shkak se është konsideruar i papërshtatshëm prej faktit që ai ishte i huaj  ishte princ i Greqisë, por për dashuri ai hoqi dorë nga titujt e tij, dhe faktit që motrat e tij ishin martuar me aristokratët afër nazizmit.

 

73 vjet më vonë, ata shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ata kanë 4 fëmijë: Carlo , trashëgimtari i fronit, Anna , Andrea dhe Edoardo.

 


Etiketa: , ,

Pas