Aktualitet

Mbretëresha Geraldinë, kush është aristokratja hungareze që dha aq shumë për Shqipërinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:01 - 22/10/20 |
mapo.al

Mbretëresha Geraldinë është një emër mjaft i dashur dhe popullor në Shqipëri, edhe pse pati një shkëputje brutale historike nga koha kur ajo mbretëroi në Tiranë, pas mbarimit të luftës dhe ardhjes së komunistëve në pushtet. Sërish, imazhe të saj, dhe aktivitetet sociale në shërbim të komunitetet, njihen. Për më shumë, imazhi modern që solli në Shqipërinë e pazhvilliuar asaj kohe, i një vajze që vinte nga një shtresë nga më aristokratet e periudhës së Perandorisë Austro-Hungareze, është ende i prekshëm.



Që emri i saj të vijojë dhe imazhi i saj të mos harrohet, ka menduar mesa duket Pric Leka, i cili i ka vënë emrin e gjyshes së tij Geraldinë, vajzës që sapo ka sjellë në jetë.




Kush ishte Geraldina


E lindur nga prindër me gjak mbretëror, Geraldina ishte fëmija e parë e kontit hungarez Xhula me konteshën amerikane, Gledin Stjuart, që kishte rrënjë skoceze dhe irlandeze. Trashëgimia aristokrate dhe edukimi arsimor formuan Geraldinën. Më të plotë e bënte figurën e saj sharmi natyror. Në moshën 17 vjeçare ishte 1.75 e gjatë, me një fytyrë ëngjëllore dhe me sy të kaltër. Nuk ishin të paktë ata që e cilësonin si një nga vajzat më të bukura të Budapestit. Edhe sot, në enciklopedinë e princeshave evropiane, Geraldina njihet si trëndafili i bardhë i kryeqytetit hungarez.


Te gjitha cilësite e nxjerra ne pah ne ate kohe, zgjuan tek mbreti Ahmet Zogu dëshirën për të vëne kurorë me të. Ishte viti 1938 kur monarku 42-vjecar qe vënë në kërkim të bashkëshortes së ardhshme. Por nga ana tjeter në jeten e Geraldines ndodhi diçka qe ia ngacmoi edhe më shumë dëshirën për tu bërë mbretëreshë. Ishte viti 1937, kur magjistarja hungareze i pati parathënë se do të bëhej mbretereshë, por më pas erërat do ta shtyjne ne tallaze për tëre jetën.

Dhe, ne fakt, profecia e saj duket se ka dalë, pavaresisht se Geraldina pelqeu vetem pjesen e pare te parashikimit. Më pas nje foto e shtënë në dore nga ambasadori yne ne Vjene, beri qe Zogu te niste kerkimet per kete shëmbëlltyrë mbretëreshe. Dhe takimi i pare u realizua ne Tirane, kur diplomatët shqiptarë i prezantuan mbretit ne nje ballo vajzen 21-vjecare, per te cilen gazetaret shkruanin se ishin te dashuruar te gjithe. Këmbët e mia duket se po fundoseshin nën mua dhe nuk shikoja më asgjë, thjesht duke kërkuar rrugën e pafund…, ia ka përshkruar ajo më pas emocionet e takimit të parë me mbretin Zog, biografes së vet, Josephine Dedet. Ne kujtimet e saj Geraldina eshte shprehur se ishte dashuri me shikim te pare dhe tregon se ne momentin kur do të trokiste goten me mbretin, dora iu drodh dhe gota i ra ne dysheme.

Më 28 prill te vitit 1938 në një ceremoni mondane, me pjesemarrjen e dhjetëra diplomatëve të huaj, deri tek ministri i Jashtem italian Galeazzo Ciano, në Tiranë, u krye martesa mes Ahmet Zogut dhe Geraldina Apony. Edhe nje fakt tjeter do ti shtonte notat e rendesise kesaj ceremonie krejt te rralle. Ne nje kohe kur media ne bote ishte ende e pazhvilluar, dasmen e monarkëve shqiptare e ndoqën 80 gazetarë vendas dhe të huaj. Por, mbreterimi i vajzes se bukur hungareze ishte parathënë të ishte plot peripecira. Ajo qëndroi në fron vetëm 12 muaj, por, edhe pse kaq pak, ajo arriti të fitonte simpatine dhe zemrat e nje populli.

Me 5 prill ajo lindi Leken, trashegimtarin e fronit, por që vetem pas dy ditesh bashke me të do te detyrohej te linte Shqiperine, per te nisur nje kalvar udhetimesh, vuajtjesh e pse jo nje persekutim, i cili vinte pikerisht nga vendi ku mbreteroi. Italia fashiste pushtoi Shqiperine dhe nje ultimatum i vene ndaj Zogut e detyroi ate te largohej. Por, perpjekjet e Ahmetit në mërgim nuk rreshtën asnjëherë për tu rikthyer në pushtet. Nderkohë që gruaja e tij ishte krahu i djathtë, mbështetësja dhe miku i mirë i tij në të gjitha vështirësite. Greqia, Franca, Anglia, Egjipti, ShBA-ja, Spanja dhe se fundi Afrika e Jugut kane qene vendet, ne te cilat familja mbreterore udhetoi dhe jetoi me te vetmen enderr rikthimin ne Shqiperi.

 

LEXO EDHE:

Vjen priceshë Geraldina, Elia Zaharia dhe princ Leka prindër për herë të parë


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas