Aktualitet

Mbrojtësi i Milanit, Tomori: Do të jap gjithçka në fushë, besoj te titulli














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 28/01/21 |
mapo.al

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, është përshtatur menjëherë tekuqezinjtë.






Anglezi debutoi në derbin kundër Interit, ku zëvendësoi Simon Kjaer.


23-vjeçari zhvilloi një paraqitje shumë pozitive.







Ai tregon përshtypjet e para në Milano si dhe nuk ka frikë të besojë tek titulli kampion.




“Kur u transferova këtu Milanin e gjeta në vendin e parë. Ne duhet të besojmë te titulli kampion. Nuk kemi pse të kemi frikë dhe të gjithë duhet të besojmë tek Scudetto.



Derbi? Edhe në Premier League ndeshjet luhen me shumë agresivitet. Derbit janë gjithmonë shumë intensive. Jam shumë i lumtur që jam këtu, jemi në një moment pozitiv dhe unë dua të kontribuoj. Do të jap gjithçka në fushë”, deklaron mbrojtësi anglez.

1


Etiketa: , ,

Pas