Shpëtim Spahiu, Ish-Komandanti i Forcës së Bashkuar, u paraqit sot në gjykatë për të bërë mbrojtjen e tij ndaj akuzave të prokurorisë për tragjedinë e Gërdecit. Ish-gjenerali ka theksuar se nuk ka asnjë përgjegjësi për tragjedinë e rëndë, ku humbën jetën 26 persona. Ai ka sqaruar se ka qenë në Gërdec por vetëm për të takuar Ylli Pinarin dhe jo për procesin e demontimit të armëve. “Nuk jam akuzuar se kam shkelur ligjin, por prokuroria me akuzon me tendecë për shkak të postit që kam mbajtur në forcat e armatosura”- ka theksuar në mbrojtjen e tij prej 38 faqesh ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu. Gjenerali e mbylli mbrojtjen e tij duke deklaruar “Kërkoj drejtësi nga vendi im, të cilit i kam shërbyer gjithë jetën dhe i kam kushtuar gjithçka”. Prokuroria ka kërkuar për Spahiun 8 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar ndonjë detyrë në Forcat e Armatosura të vendit.
O gjeneral patjeter qe ke pergjegjesi direkte penale per c'ka ndodhi, ashtu sic ka edhe ish ministri Fatmir Mehdiu.
O gjykat e pa dej.Futni Mediun ne burg dhe ai ju rrefen te verteten.Ky e ban Berishen dhe gjithe familjen e tij me kercye pupthi.
Ke pergjegjesine tende, sigurisht ja sa ajo e F.Mediut i cili patjeter do i beje ditet e burgut me vone.26 shpirtra njerezish nuk qetesohen pa u denuar Mediu e berisha i ri.