Mbroni Çezarin nga bamirësit

Nga Klodian Tomorri

Kur në shekullin e parë para Krishtit, Roma nisi të kërcënohej nga destabiliteti social, Jul Çezari mblodhi senatorët dhe u tha: “Kapni lopatat që të shpëtoni Romën”.



Në atë kohë Republika Romake ishte shndërruar në një oligarki të mirëfillte, ku e gjithë pasuria ishte përqendruar në duart e një elite të ngushtë brenda senatit.

Për shkak të rritjes ekstreme të pabarazisë, qytetarët e zakonshëm dhe skllevërit nisën të refuzonin punën duke minuar sistemin që mbante në këmbë të gjithë ekonominë dhe makinerinë e rëndë ushtarake të Romës.

Për këtë arsye Jul Çezari nisi të ndërmerrte një sërë reformash të rëndësishme sociale për të rishpërndarë pasurinë. Paralelisht filloi të detyronte senatorët që të ndalnin ekspozimin e pasurisë ndaj qytetarëve të varfër dhe të silleshin si ata. Por në vend të solidaritetit me të varfrit, oligarkët i ngulën thikën Çezarit. E madje u shpallën dhe heronjtë që shpëtuan Republikën.

Sistemi ekonomik i Shqipërisë sot ngjan shumë me Romën e para 2 mijë vjetëve. Regjimi fiskal rishpërndan pasuri nga poshtë lart duke mbledhur para nga të varfrit për t’ua dhënë të pasurve. Tokat dhe asetet publike përvetësohen nga një grusht njerëzish.

Me një ndryshim të vogël. Në Romë, elita oligarke ishte ajo e senatorëve të veshur me togat e bardha, të cilët miratonin ligje për të pasuruar veten. Në Shqiperi, oligarkët nuk mbajnë pushtet formalisht, por i diktojnë politikat me mënyra të tjera. Përmes bamirësisë.

Koha kalon, por historia përsëritet. Ndaj mbroni Çezarin nga bamirësit sa të përfundojë reforma e fondit vullnetar të solidaritetit.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252