Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Mburojë e Bashës”, VOA: Berisha ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi PD

by mapo.al
17/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në Shqipëri, ish-kryeministri dhe ish-drejtuesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi të enjten një aksion politik brenda kësaj force politike, për t’ju kundërvënë kryetarit aktual Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, si pasojë e përcaktimit “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit në maj të këtij viti

“Foltorja”e koncpetuar si një bashkëbisedime me bazën e demokratëve snon, siç e njoftoi vetë zoti Berisha, mbledhjen e firmave të 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, për të kërkuar thirrjen e forumit më të lartë të PD. “Do i kërkojmë Kuvendit të vendosë që të shprehet për vendimin që mori zoti Basha, çdo anëtar në mbarë Shqipërinë”, deklaroi zoti Berisha.



Një figurë qendrore e PD-së, që ka dominuar këtë forcë që nga themelimi i saj, zoti Berisha akuzon kryetarin Basha se me vendimin që mori për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ka shkelur statutin dhe normat e partisë. Ai kreu një “akt të pashembullt në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve, mbi të cilat është ngritur PD”, tha zoti Berisha.

Ai po përpiqet t’i japë lëvizjes së tij një mbulesë parimore, në emër të statutit dhe rregullave, respekti ndaj të cilave nuk ka qenë një shembull i kultivuar në historinë e PD-së. Vetë Berisha njihet si një drejtues që e ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi partinë, dhe janë të shumtë ata që i kanë kujtuar ditët e fundit, se në fakt Basha nuk ka bërë gje tjëter veçse ka çuar përpara një model të trashëguar prej tij.

“PD është sot në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Ka 8 vjet në të cilat ka humbur çdo nismë përvec ligjit të dekriminalizimit, ka humbur çdo aksion. 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe nuk i del zot. Ka 8 vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë. Kjo është PD në ditët e sotme”, u shpreh Berisha, i cili ndër vite, me heshtjen e tij, ka qenë një mburojë e drejtëpërdrejtë e Bashës, në disa valë përplasjesh që kryetari demokrat ka patur me zëra të fortë kritikë brenda partisë. Ai nuk e pranoi një gjë të tillë, megjithatë mbrëmë kërkoi ndjesë për faktin se mes demokratëve ishte krijuar një perceptim i tillë.

Nën thirrjet e shpeshta kundër Bashës, të demokratëve që kishin mbushur sallën e takimit, dhe me në rresht të parë disa deputetë dhe deputetë të PD-së, si dhe ish presidentin Bujar Nishani, aksioni i tij politik duket se synon largimin e kryetarit aktual. Ai nuk e mohoi asnjëherë një alternativë të tillë, madje as rikthimin e tij në krye të partisë, pavarësisht zotimit të përsëritur publik, se kjo çështje ishte një kapitull i mbyllur. Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse do t’i udhëhiqte sërish demokratët si kryetar i PD-së, zoti Berisha ju përgjigj duke thënë se “kush do e udhëheqë PD do e përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre të lirë”./VOA/

Tags: aksioniBashaBerishakontrolliPDVOA

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Qeveria e re, Kurti uron Ramën: Të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit

Qeveria e re, Kurti uron Ramën: Të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In