Mbrëmjen që lamë pas këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 25-vjetorin e lindjes.
Ajo ka publikuar çaste nga ditëlindja e saj dhe gjithashtu ka ndarë me ndjekësit e saj edhe dhuratat që ka marrë.
Gjithashtu Myrtezaj është shprehur se ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe së shpejti do të bëhet me vajzë.
Një tjetër detaj që këngëtarja bukuroshe ndau me ndjekësit është se ajo dhe Besi kanë plot 7 vjet që janë fejuar së bashku, çka do të thotë që Xhensila është fejuar në moshën 18-vjeçare.
Në shtator të vitit që lamë pas ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.