Aktualitet

Mbyllen votimet për kreun e PD, rezultati zyrtar për fituesin publikohet nesër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 13/06/21 |
mapo.al

Demokratët këtë të dielë kanë votuar për kreun e ri të Partisë.






Në orën 19:00 është shënuar dhe mbyllja e procesit të votimit në 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin ku pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve.


Raportohet se të gjithë fletët e votimit që kanë ngelur pa përdorur tashmë janë futur nëpër zarfe dhe do të dorëzohen në vendgrumbullimin e kutive të votimit.







Ndërkohë një ndër kandidatët që ka shprehur rezerva të forta në këtë proces zgjedhor është Agron Shehaj, i cili pretendon se shumë nga vëzhguesit e tij janë larguar nga komisionerët pa të drejtë.



Gjithashtu kreu i komisionit zgjedhor në PD Jemin Gjana është shprehur se përfaqësuesit e Shehajt kanë shkelur rregullat duke përdorur dhe filmuar me telefon brenda ambienteve të votimit.



Gjithashtu zonja Harxhi është shprehur se një pjesë e madhe e demokratëve nuk kanë gjetur emrin në lista një fenomen që do të ndikojë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Ndërkaq në një deklaratë për mediat në mesditë kreu i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana është shprehur se rezultati paraprak për fituesin e zgjedhjeve do të shpallet rreth mesnatës ndërsa zyrtarisht do të shpallet të hënën paradite.

1


Etiketa: ,

Pas