Aktualitet

Mbyllet faza e grupeve në Champions League, nuk ka surpriza





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:57 - 11/12/19 |
mapo.al

Sot është mbyllur faza e grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik për klube, Champions League. Më herët në grupin C u kualifikua Manchester City dhe Atalanta.


Në grupin A, PSG ka shkatërruar Galatasarayn me rezultatin 5-0, duke u renditur në vendin e parë me 16 pikë, ndjekur nga Real Madridi me 11 pikë, i cili mundi në transfertë 1-3 Club Brugge.


Në grupin B, Gjermanët e Bayern Munchen mposhtën 3-1 ‘spurs-at’, duke kryesuar grupin me 18 pikë të plota, ndjekur nga Tottenham me 10 pikë. Olimpiakos me fitoren e sotme 1-0 ndaj Crvena Zvezda renditet me 4 pikë në vendin e tretë, dhe kalon automatikisht në Europa League.


Grupi D ka regjistruar dy fitore të pastra. Atletico Madrid ka mundur 2-0 Lokomotivën e Moskës, po ashtu edhe Juventus 0-2 ndaj Leverkusen. Italianët kryesojnë grupin me 16 pikë ndjekur nga madrilenët me 10 pikë. Leverkusen me 6 pikë në vendin e tretë kalon në Europa League.



Etiketa: , , , , , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas