4-5 punonjës të Laboratorit mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës kanë rezultur pozitivë me Covid-19. Kjo gjë ka sjellë mbylljen e laboratorit, ndërsa të gjithë punonjësit që janë marrë me analizat janë izoluar.
Dyshohet se mes të infektuarve është edhe bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Madje dyshohet se edhe Vangjush Dako ka bërë tamponin e koronavirusit, por nuk janë dhënë ende të dhëna si kanë dalë rezultatet e tij.
Sot në Durrës u konfirmuan 10 raste poztivë dhe një viktimë.
1
Etiketa: Covid-19, Durrës, Koronavirusi, vangjush dako