Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi do të mbetet në Superligën turke, por në sezonin e ri do të vesh fanellën e ekipit të Goztepes.
Mediat turke raportojnë se klubi në fjalë, që sezonin e shkuar u rendit i gjashti, ka arritur akordin me Osmanlispori.