Aktualitet

Mbyllet një kopsht fëmijësh në Elbasan, tre punonjës të infektuar me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 27/09/20 |
mapo.al

Shtrihet numri i të prekurve me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.  Tre punonjës të personelit të kopshtit publik nr.7 kanë rezultuar me koronavirus, duke sjellë kështu mbylljen e institucionit.


Raportohet se është prekur një edukatore, kuzhinierja dhe ndihmës kuzhinierja. Pas daljes së rezultatit pozitiv nga bërja e tamponit, ato janë karantinuar nëpër banesa.


Ndërkohë, mësohet se infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjësit e tjerë të personelit, të cilët gjithashtu i janë nënshtruar tamponit.


Teksa pritet përgjigja e cila do të vendosë nëse do të hapet apo jo kopshti, Bashkia ka kryer dezifektimin e të gjitha ambienteve.


Risjellim në vëmendje se sot janë komunikuar tre raste të tjera me koronavirus në Elbasan; dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah” dhe një pedagoge në Fakultetin  Ekonomik.


LEXO EDHE:

Elbasan/ Infektohen me koronavirus 2 mësues dhe 1 pedagoge, kolegët e fakultetit vetizolohen


Etiketa: , , , ,

Pas