Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Ambasada Amerikane ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke theksuar se jo të gjithë ia dolën të përzgjidheshin si kandidatë pasi procesi është i vështirë, sikundër i domosdoshëm.
Nga 403 kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit, vetëm 103 kanë arritur që të kalojnë testin e aftësive fizike, 300 prej tyre janë skualifikuar.
Kujtojmë se vetëm 60 prej tyre do të pranohen në BKH.
Këta kandidatë do t’i nënshtrohen testit (ese me shkrim) më 26 tetor në Pallatin e Kongreseve, për t’iu nënshtruar më pas procesit të Vettingut.
Postimi i Ambasadës së SHBA-së në “Facebook”:
Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.