Aktualitet

Mbyllet numërimi në Korçë, Ervin Salianji dhe Niko Peleshi më të votuarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 29/04/21 |
mapo.al

Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i preferuar nga qytetarët dhe demokratët. Në Bashkinë e Korçës u përmbyll procesi i numërimit të votave për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.





Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në bashkinë e Korçës, 9428 vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianji, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar. PD në Korçë mori 5 mandate.






Sa i takon votës preferenciale të kandidatëve të Partisë Socialiste më i votuar është ministri Niko Peleshi i renditur i gjashti me mbi 11479 vota, i ndjekur nga Ilir Pendavinji me 6236, Ilir Topi 5046 dhe ministrja Olta Xhaçka me mbi 4795 vota. PS në Korçë mori 6 mandate.




1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas