Po luhet në këto momente ndeshja e fundit në “Seria A” për këtë sezon për Lazio-n dhe Interin. Një sfidë e cilësuar si ‘finale’ pasi vendoset se kush do të shkojë në “Champions League” sezonin e ardhshëm.
9′ Marusic, 41′ Anderson/ 29′ Dambrozio
Komenti i ndeshjes
45+2′ Mbyllet pjesa e parë
41′ Lazio kalon sërish në avantazh, Felipe Anderson i papërmbajtshëm
29′ Inter barazon rezultatin. Një moment i diskutueshëm me portierin Strakosha por per gjyqtarin gjithçka e rregullt, shenon Dambrozio
9′ Marusic kalon në avantazh Lazio-n. Vendasit në delir
1′ Nis takimi në ‘Olimpico’
Në ‘Olimpico’ do të luhet pas pak çastesh ndeshja më e rëndësishme e sezonit për Lazio-n dhe Interin. Këta dy skuadra do të vendosin ndërmjet tyre se kush do të shkojë në “Champions League” sezonin e ardhshëm, në ndeshjen e cila është e fundit për këtë kampionat.
Në stadiumin e tejmbushur pritet të ketë emocione të forta dhe ‘luftë’ sportive. Nga minuta e parë do të startojnë Thomas Strakosha dhe Stefan De Vrij, mbrojtësi i Lazio-s që sezonin e ardhshëm do të kalojë te Inter.
Formacionet zyrtare