Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës. Pas eleminimit në Champions, edhe kampionati nuk është më një objektiv, pasi i mjafton vetëm 1 pikë që Juventus të shpallet kampion. Për vendasit shënoi në minutën e 6 Milenkovic, dhe në minutën e 37 ka ardhur barazimi nga Alex Sandro. Një sfidë e dominuar nga “Zonja e Vjetër”, që kërkon të zbusë trishtimin pas asaj humbjeje nga Ajax në Champions League.