Aktualitet

Mbyllet rrugëtimi i Tiranës, Young Boys fiton me lehtësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 01/10/20 |
mapo.al

Rrugëtimi i Tiranës në Europë merr fund në Zvicër. Ekipi bardheblu eliminohet në “Play-off”-in e Europa Leagues, pasi u mposht nga Young Boys me rezultatin e pastër 3-0.


Vendasit dominuan totalisht skuadrën tonë kampione që nuk arriti të çajë apo të rrezikojë kundërshtarët. Zviceranët gjetën golin e parë në minutën e 42′ me anë të Fasccnacht.


Ky i fundit mori një pasim nga krahu i majtë dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.



Pjesa e dytë nisi me gol, pasi Young Boys gjeti rrjetën në minutën e 52′ me anë të Nsame. Ky i fundit shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer nga Bekaj dhe e dërgoi në rrjetë për 2-0.


I njëjti autor shënoi dhe në të 64′ pas një pasimi të mirë nga shoku i ekipit për 3-0. Tirana nuk arriti të rrezikonte më, ndërsa Bekaj shpëtoi ekipin e tij pa pësuar gola të tjerë. Torassa doli me të kuqe dhe kampionët tonë luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 67′.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas