Mediat amerikane bëjnë të ditur se ylli i show bizit, Kim Kardashian ka dorëzuar në gjykatë kërkesë padinë për divorc me reperin e famshëm, Kaney West.
Kjo lëvizje vjen pas disa muajsh që lajmi qarkullon se çifti kishte probleme dhe se po jetonin të ndarë.
40 vjeçarja, një nga femrat më seksi në botë, ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për fëmijët.
Kim u bë e njohur prej vitit 2007, kur nisi të marrë pjesë në reality show-n e ndjekur, lidhur me familjen e saj, dhe ishte prezente për 21 vite derisa seriali u mbyll.
Ajo vlerësohet se ka një pasuri prej 780 milionë dollarë.
Kaney është po ashtu i suksesshëm në botën e muzikës.
Një nga emrat më të mëdhenj në 15 vite.
Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë 4 fëmijë.