Shtëpia e Foshnjes në Vlorë mbyllet pasi 4 fëmijë kanë rezultuar me Covid-19. Koronavirusi gjithashtu ka prekur 9 pjesëtarë të stafit, ndonëse ata ndodhen në banesat e tyre.
Mësohet se i gjithë personeli do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore (deri më 17 dhjetor), dhe se për shkak të situatës së krijuar nuk do të ketë hyrje-dalje në Shtëpinë e Foshnjes.
Në këtë qendër janë 22 fëmijë nga 0 në 6 vjeç.
Risjellim në vëmendje se në 24 orët e fundit, në vend, u regjistruan 705 raste të reja me Covid dhe 17 viktima.