Kombëtarja e Shqipërisë nuk gjen fitoren as ndaj Estonisë. Pas barazimit 1-1 në Islandë dhe humbjes 1-2 me Izraelin në shtëpi, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, skuadra kuqezi ka zhgënjyer edhe në miqësoren me estonezët.
Ndeshja është mbyllur pa gola.
Një skuadër pa grintë me lojtarë të cilët nuk japin atë që kërkohet. Trajneri Edy Reja ndodhet para presionit, për shkak të mungesës së rezultateve.
Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, Shqipëria vuan në ndërtimin e aksioneve dhe i mungon goli.
Shqipëri-Estoni 0-0
SHQIPËRIA: Selmani, Veseli (Ozuni 46’), Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj (Abrashi 63’), Ramadani, Çekiçi (Muçolli 71’), Seferi (Broja 46’), Vrioni (Mersinaj 63’). Trajner: E. Reja
ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov. Trajner: T. Haberli
/Liberale.al/