Bota

Mbyllet transferimi i Neymar, festë në Spanjë






               Publikuar në : 15:52 - 29/08/19 |
mapo.alm

Lajm i bujshëm vjen nga Italia, “Sky Sport” raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen me PSG-në për transferimin e Neymar Junior. Kështu braziliani rikthehet nga “Camp Nou”, pas dy sezonesh në Paris. Firmat janë hedhur në letër, por ende nuk dihen detajet e kësaj marrëveshje.


Janë përfolur disa mundësi për transferimin e 27-vjeçarit në Spanjë: Shkëmbimi me Dembele, plus 170 mln euro. Shkëmbimi me Dembele dhe shitja e Rakitic, plus 125 mln euro. Blerja e kartonit të Neymar për 220 mln euro. Vetë futbollisti kërkon kontratë 5-vjeçare, me pagë 35 mln euro në sezon, nuk dihet nëse Barça ia ka plotësuar këto dy kushte.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas