Një xhami është mbyllur në Londër, pasi shumë pranë kësaj ndërtese një person është goditur me thikë për vdekje. Sipas raportimeve policore në vend, viktima u gjet me plagë të mëdha thike në trup në Elmton Court, Cunningham Place, rreth orës 6:15 këtë të enjte.
Thë “Guardian” shkruan se personi ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Fillimisht u dyshua për një sulm terrorist, por oficerët vendas tregojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një grabitje.
Autori ende nuk është identifikuar dhe nuk është arrestuar, por sipas raportimeve një helicopter dhe forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.