Kantautori Elton Deda reagon vetëm pak orë pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin më të fundit për menaxhimin e pandemisë në vend, mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve.
Me një status në faqen e tij në Facebook, Elton Deda ironizon lidhur me oraret kur do të këndojnë Live.
Ne muzikantet, ti bëjmë Live-t tona nga ora 8 e mëngjesit deri në 10. Në këtë mënyrë shijohet kafja e mëngjesit përsëmbari. Faleminderit të gjithëve që do na mbështesni në këto orare, shkruan ai.
Me vendim qeverie, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve; – Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.