Editorial

Mbyllja e listave për të shmangur Bastijën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 23/09/20 |
Mapo.al

Kush priste që Edi Rama të hapte listat, paska qënë më i madhi mes naivëve. Do të ishte njësoj si të nanurisje që modeli i mbylljes, i ngushtimit të hapësirave, i përqendrimit të pushtetit, papritur të përmbysej.


Hapja e listave nuk është një teknikalitet ligjor dhe ndryshim kodi. Eshtë mendësi. Dhe Edi Rama ka vite e vite që pluskon e sundon në një botë tjetër. Aty ku gjithçka është e kyçur. Ku hermetikja është rend. Ku i vetmi oksigjen që mund të thithet, janë fjalimet e tij që duhen adhuruar.


Pas dështimit spektakolar në qeverisje, Edi Rama e di mirë se, nëse do të hapte listat, më së pari do të rrezikonte faqe anëtarësisë e militantëve. E sigurtë se do të vërshonte aty një votë anti-rama, anti-rilindje.


Me lista të hapura, Rama do të dorëzontë gjithë fronet. Qeverinë dhe partinë.


Zor të gjesh sot një organizatë të PS kudo në vend, që të jetë e kënaqur me shefat e mëdhenj të Tiranës, të cilët, pushtetin e dhuruar, e përdorën si mos më keq, dhe thjesht për veten e tyre.


Me lista të hapura do të shpërthente revolta e socialistëve të thjeshtë ndaj rilindjes.

Rama e di mirë se asnjë ministër i tij, asnjë taulant, asnjë elisë, nuk do të merrte pëlqimin e bazës.

Pra ai do të rrokullisej në një theqafje fatale, në radhë të parë, brenda vetë forcës politike që drejton prej vitit 2005.

Përfytyroni se çfarë mendimi mund të kenë të tjerët, populli i majtë, jashtë radhëve, jashtë strukturave.

Hapja e listave do të ishte Bastija e Ramës.

Me siguri të zemëruarit nuk do ta votojnë fare rilindjen. Po listat e hapura do të ishin një shans për ta, për ta përmbysur kupolën e partisë në një ditë.

Kjo është një nga gjërat më të sigurta që do të sillte 25 prilli.

Vetë anëtarët do të sillnin ndryshimin në seli, pasi PS të kalonte në opozitë. Pa i lënë mundësi Ramës për ta kontrolluar partinë edhe në jetën e tretë, siç ai vetë e ka cilësuar periudhën kur gjasme do të lërë politikën.

Kjo do të ishte e pafalshme për një njeri të fiksuar kaq shumë pas pushtetit.

Dhe Rama i ra shpejt në të. E përdori hapjen e listave për shumë vakte propagande, e shfrytëzoi si pretekst për të ndaluar me dhunën e kartonave koalicionet, e në fund, paraqiti një draft ku i mban ato të mbyllura. Për të ruajtur servilët dhe të bindurit, pra për të mbajtur sundimin absolut mbi partinë.

Sipas Ramës, më mirë një PS e degraduar, ku e venerojnë si skendërbe e odise, dëng me taulantë e ulsinj, një PS që e tërheq ai nga frerët, se sa një PS me suprizat që mund të sjellë vota e anëtarësisë.

 


Etiketa: , , , ,

Pas