Kantautori Elton Deda ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook, lidhur me Aktin Normativ, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjitha mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji.
“Reflekto or mik sa nuk është vonë. Mos jua mbyll shqiptarëve të dërrmuar atë dritaren e zbehtë që u jep pak kënaqësi.
Ka plot forma që mos t’i rrënosh muzikantët e bashkë me ta gjithë zinxhirin e biznesit. Shfuqizo atë aktin e çuditshëm dhe bëj një të ri ku shtrëngon masat.
Ti do thuash “jemi keq si komb e s’marrim vesh”…por ta garantoj që kështu nuk do marrim vesh jo për inat, por sepse po shkojmë drejt një grope të madhe. Sa më shpejt madje. Miqësisht, një pjesë e armatës të denigruar prej 5 muajsh”, shkruan Deda.
Ndërsa në një tjetër status ironizon, duke thënë se “Nuk duam as këngë, as valle, as melodi…..duam vetëm paqe mes jush”.