Ashtu siç kishin lajmëruar në rrjetet sociale, aktivistë e Qëndresës Qytetare kanë protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për shkak të uljes së temperaturave.
Aktivisti Mirgen Qiraxhi tha se Ministria lë fëmijët pa shkollë, pasi nuk menaxhon dot situatën me ngrohjen.
“Nuk është ftohtë vetëm sot në 24 nesër apo në 25, kjo është situatë ku ne nuk mund të dalim kundër stinës. Askush s’mund të surpirozhet që në janar e shkurt bën ftohtë. Kjo ministri sot shohim që lihen fëmijet pa arsim e nuk menaxhohet dot situata e ngrohjes në shkolla”, tha ai.
Aktivistët protestues kishin sjellë para ministrisë edhe disa ngrohëse në formë simbolike për protestën e tyre.