ShowBizz

Mbyllja e skandalit seksual, Weinstein arrin marrëveshjen 44 mln $






               Publikuar në : 13:28 - 24/05/19 |
mapo.al

Producenti i Hollywood, Harvey Weinstein raportohet se ka arritur një marrëveshje paraprake prej 44 milionë dollarësh me një pjesë të grave që e akuzuan për ngacmime dhe abuzime seksuale. Marrëveshja u arrit të enjten, sipas “Wall Street Journal”.


44 milionë dollarë duket se do të mjaftojnë për zgjidhjen e padive dhe kompensimin e viktimave të pretenduara të përdhunimit të Weinstein. Në vazhdën e padive përfshihet edhe padia për të drejtat civile, e cila u ngrit vitin e kaluar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të New York-ut.  Në të akuzohen drejtuesit ekzekutivë dhe bordi i Weinstein Co, për dështimin e mbrojtjes së punonjësve nga një mjedis armiqësor pune dhe sjellja e pahijshme e Harvey Weinstein.

E teksa ende nuk dihet se kush nga gratë akuzuese është përfshirë në marrëveshje, 30 milionë nga 44 milionë dollarë do të shkojnë për të mbuluar shpenzimet e avokatëve. Ndërsa rreth 14 milionë dollarë do të përdoren për të paguar tarifat ligjore të bashkëpunëtorëve të Weinsteinit, ndër të cilët përfshihen edhe ish-anëtarët e bordit të tij.

Harvey Weinstein u godit vitin e kaluar nga një numër i lartë akuzash për përdhunim dhe sulm seksual, ndonëse ai e ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë. Akuzat në fjalë, të drejtuara nga figura të profilit të lartë nga bota e filmit dhe jo vetëm, nxitën krijimin e lëvizjes #MeToo, me qëllimin për t’u rrëfyer rreth abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.


Etiketa:

Pas