Aktualitet

Mbyllja për Fitër Bajram, Berisha-besimtarëve: Nesër mbushni sheshet









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 23/05/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin nga kreu i Qeverisë, faljen e Fitër Bajramit në sheshet e qyteteve. Ish-kryeministri shprehet se ky ndalim nga qeveria, është një akt narkodiktatori ateist.



Në një akt prej narkodiktatori ateist dhe në traditën e etërve të tij barbarë të urrejtjes së besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me një fjali në Fb kërkon të ndalojë faljen e Bajramit, festën e besimtarëve myslimanë që mbyll muajin e madhnueshëm të Ramazanit.” – shkruan Berisha në FB.


Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim diktatorial dhe atesit, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin.




U bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve, të udhëheqin me urdhër të Të Gjithfuqishmit, lutjen e besimtarëve dhe të mos i tradhëtojne ata si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të Sulltan Salep Surrelit që kërkon të dalë këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshëm.” ka përfunduar ish-kryeministri.

Lexo edhe :  Rrugët e bllokuara nga bora - Berisha: Ndrikull Gryksia, duhet të ishte në qeli



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas