Kryesore

Mbyllur nga Ramavirusi, revolta e biznesit të vogël në Tiranë (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:05 - 28/05/20 |
mapo.al

Dhjetra biznese në kryeqytetet kanë zgjedhur sonte një formë të veçantë proteste kundër qeverisë.


Dyqane në të gjitha zonat e kryeqytetit kanë ulur qepenët dhe kanë identifikuar Edi Ramën si përgjegjës për gjendjen e tyre ne prag falimentimi.


Mbi qepenat e mbyllur, bizneset kanë vendosur portretin e Ramës me figurën e COVID 19 dhe me lajmërimin “Mbyllur nga Ramavirusi” apo me ironinë e hidhur “Faleminderit për falimentimin”.


Që prej urdhrit për mbylljen e bizneseve për shkak të pandemisë, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dhënë kompensime të papërfillshme për ta.


Bizneset thonë se me pagesën 260 mijë lekë në muaj, në rastin më të mirë, nuk mbyllin dot as shpenzimet për taksat, sigurimet, faturat afrofe të energjisë dhe ujit, pa llogaritur pagesën e qerasë.

Bizneset e vogla pohojnë se konsumi është përgjysmuar dhe urdhri i Ramës për fundjavën pa makina e dëmton akoma më shumë konsumin.

Për të gjitha këto, revolta e bizneseve në të gjithë Tiranën u shpreh sonte me uljen e qepenëve dhe vendosjen e pankartave që tregojnë kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor.

<
>
d1da58ec-32ec-43dc-a373-067e24695682 6406e4c0-97fe-4865-8d1a-c65a6709c500 936d4cbc-324b-4d7b-8b2a-36637ad8bae3 3b2757ce-614b-4e02-aba6-fb9a5495be32 79114217-529e-4682-b7c6-4e938f6f96bc 0181b176-5a38-4e58-9a77-5da7c1454060 52eef027-8897-4b03-a08d-d30863b15ede 1064d971-0991-4190-b443-37e2de45e02b e938c0f6-ddee-4147-95af-774160eed6dc 1b95a16e-6253-46d3-b9ac-28e62a89fd5a 50b529c9-ae76-4f64-9367-305aa0b01ade ff1cfb63-f5d4-4005-a44b-00fd0484594e b2cd7c92-6628-4b3b-bf67-51e3b49416fc 78c4c4dc-bb57-428e-8bd2-c959d28780dd db98a8a3-e4a9-4e74-bbf7-d8dedbe1b6c5 73ea5d31-e2d6-40e6-9f08-8afb441eb680 d768e105-884f-441c-9963-465bd78d1ae7 79eccda5-a5cc-4069-9bd6-5100dd130709


Etiketa: , , , ,

Pas