Dy ngjarje të rënda janë shënuar pasditen e sotme në bregdet
Një 76-vjeçar është mbytur në det duke u larë. Mësohet se viktima me inicialet Sh.Xh., ishte banues në qytetin bregdetar.
Tre orë më vonë, një i ri rreth 23 vjeç dyshohet se është mbytur në Gjirin e Lalëzit. Trupi i tij po kërkohet nga autoritetet.
I riu me inicialet A.S., ishte banues në Tiranë. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve të rënda.