Aktualitet

Një ditë pas MAPO-s, Gjykata e Lartë: 31 mijë dosje, tre gjyqtarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 29/03/19 |
mapo.al

Gjykata e Larta ka ngritur shqetësimin e ngarkesës së dosjeve, ndërkohë që në përbërje ka vetëm tre gjyqtarë. Në një njoftim, Gjykata e Lartë thotë se vetëm ditën e enjte trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale. Ky shqetësim u ngrit nga gazeta MAPO në numrin e sotëm.






Njoftimi i Gjykatës së Lartë
Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.


Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.







Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.




Lajmi i publikuar nga MAPO në numrin e sotëm



30 mijë dosje të “vdekura” në Gjykatën e Lartë

1


Etiketa: , , ,

Pas