Një gomone me emigrantë është përplasur në Kanalin anglez pranë Kentit dhe si pasojë është mbytur.
BBC raporton se dyshohet që personat, të cilët ishin në varkë kanë humbur jetën, por ende nuk ka një konfirmim nga autoritetet.
Po ashtu, mësohet nga mediat e huaja se, varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi.
Një anije peshkimi ishte gjithashtu në zonë për të ndihmuar emigrantët. Nuk dihet ende nëse në gomone kishte emigrantë shqiptarë apo jo.
Kujtojmë se, deri në muajin nëntor kanë mbërritur rreth 12 mijë shqiptarë në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve.