Aktualitet

Mbytet një 60-vjeçar në Fier, 47-vjeçari që hyri ta shpëtonte rëndë në spital














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 10/07/21 |
mapo.al

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier.






Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.


Raportohet se i mbytur ka mbetur 60-vjeçari Fiqo Rexhepi, ndërsa 47-vjeçari Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.







47-vjeçari Alizoti ka hyrë në ujë për të shpëtuar 60-vjeçarin Rexhepi, i cili po rrezikonte të mbytej.



Por ky i fundit, nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga ana tjetër, 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Fierit.



Njoftimi i Policisë:
Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas