Aktualitet

Mbytet një emigrant në Portin e Durrësit, dyshohet se ishte nisur për në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 30/05/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Portin e Durrësit. Mësohet se një emigrant është mbytur në det.






Viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.


I riu shihet kishte me vete një çantë shpine, me gjërat e tij personale, teksa është nxjerrë nga uji. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.







Njoftimi zyrtar



Durrës/Informacion paraprak



Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas