Aktualitet

Mbytet një pushues 66-vjeçar nga Ukraina në plazhin e Golemit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 24/08/21 |
mapo.al

Një pushues është mbytur ndërsa lahej në plazhin e Golemit. Mësohet se bëhet fjalë për një 66-vjeçar ukrainas i cili u nxor nga uji nga pushuesit por nuk mundi të mbijetonte.






Ky është rasti i tretë i mbytjes në plazhet e vendit në pak ditë. Vetëm të dielën humbën jetë tre pushues, dy në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë.


Dy pushuesit që u mbytën në Spille ishin nga Maqedonia e Veriut, kurse në Velipojë humbi jetën një 59-vjeçar nga Kosova.







Prej vitesh tashmë, problematikë në plazhet shqiptare është mungesa e rojeve bregdetare dhe në pjesën më të madhe të rasteve angazhohen pushuesit për t’u dhunë në ndihmën e parë personave që rrezikojnë mbytjen në det.




NJOFTIMI I POLICISË
“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas