Andrea Stase, 58-vjeçari i cili dhunoi dhe mbyti babanë e tij në Divjakë është lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, 58-vjeçari është braktisur krejtësisht nga familjarët e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Andrea Stasa, 58 vjeç i mori jetën babit të tij.
E gjitha ndodhi për një debat banal, ku i biri fillimisht është konfliktuar verbalisht me të atin dhe më pas e ka goditur me grushte dhe e ka mbytur.
Ai ishte në gjendje të dehur dhe pas krimit makabër tentoi ti shpëtonte policisë. Stasa u kap më vonë dhe tashmë ndodhet në burg.
Viktima, Mitër Stasa, jetonte me dy djemtë e tij, ku sipas banorëve të zonës kanë probleme të shëndetit mendor.