Kryetari i Komisionit të Marrdhënieve me Jashtë në Parlamentin Europian, David McAllister është shprehur se është ekstremisht i shqetësuar për faktin se mazhoranca ka planifikuar të kalojë nesër në seancën plenare, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është vendosur që ato të votohen nesër”, shprehet McAllister.
“Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë situatën politike dhe të sjellin polarizimin e saj drejt zgjedhjeve të prillit të vitit 2021.
Këto ndryshime do të jenë të dëmshme lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, në fund të vitit”, shprehet me tej europarlamentari gjerman.