Aktualitet

Me 150 km/h, u aksidentua te TVSH, i riu nipi i zyrtarit të lartë të Policisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 21/01/21 |
mapo.al

Një javë më parë një aksident i rëndë rrugor për pak shkaktoi disa viktima. Përplasja e fortë ndodhi para Ambasadës Italiane në Tiranë.





Stiverjan Dashi rrezikoi jetën e disa kalimtarëve dhe drejtuesit të mjetit tip Skoda me të cilin u përplas, por shpëtoi me vetëm një heqje patente.


Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe në semafor.




Arben Dashi, kreu i OFL

Ka dyshime ky është një nga ato raste kur hijet e dyshimit për fshehje dhe mbulim të ngjarjes janë të mëdha. Aq më tepër kur i përfshirë në këtë ngjarje është nipi i Arben Dashit, kreut të Operacionit Forca e Ligjit.


Edhe pse jo i panjohur nga Policia dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh të tjera, Stiverjani u mjaftua me një gjobë dhe mund ta gjeni në çdo kohë në semaforet e Tiranës.

Lexo edhe :  Rama falenderon patronazhistët: Punojnë vullnetarisht, do fitojmë 74-78 mandate

Ai është nipi i Arben Dashit, ndërsa shton se bashkë me të, në makinë kanë qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet dhe se sapo ka ndodhur aksidenti, ai ka hipur në një taksi dhe është larguar.

Policia nuk e ka raportuar këtë gjë dhe nuk e ka marrë në pyetje personin misterioz, që u largua nga vendi i ngjarjes, duke i shtuar dyshimet për mënyrën sesi funksionon ligji në dorën e Maliqit.

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas