Aktualitet

Me 167 ditë në Hapësirë- SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 02/05/21 |
mapo.al

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.





Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka raportuar më 2 maj se astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.


Kjo njëherësh ka qenë ulja e parë natën e ndonjë ekipi hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.





Ekipi është kthyer në Tokë me anijen e njëjtë kozmike që e ka shfrytëzuar për të shkuar në Hapësirë, në nëntor të vitit 2020.



Me 167 ditë në Hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.


Astronautët ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë më 29 prill, mirëpo misioni tyre është shtyrë për shkak të erërave të mëdha.

Lexo edhe :  ‘’Defender Europe 21’’-Ambasada e SHBA nxjerr videon: Të lumtur që Shqipëria...

SpaceX planifikon të realizojë një mision privat në Hapësirë në muajin shtator, dhe një tjetër me astronautë të NASA-s në tetor.

NASA ka punuar me kompanitë private për shërbimet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës prej ndaljes së punimeve në flotën e vet më 2011.

SpaceX, kompani në pronësi të Elon Musk, ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

Kompania gjigante Boeing po ashtu shpreson të dërgojë astronautët në Hapësirë në vitin 2022./REL/

21


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas